Vedat Muriqi gjithnjë e më shumë është afër transferimit të tij në Lazio të Italisë.
Tashmë disa media kalimin e Muriqit në Lazio e kanë konfirmuar disa media por ende asgjë nuk ka zyrtare.
Megjithatë, në një intervistë për mediat turke trajneri i Basaksehir, Okan Buruk, ka thënë se kosovari tashmë është i pjekur për të luajtur në Itali.
“Muriqi e meriton një kalim në Itali”, ka thënë ai për një media turke.
Buruk ka thënë se e njeh mirë lojtarin, pasi që e ka pasur disa herë kundërshtar.
”Në Turqi ai është më i miri edhe pse disa vjet më parë nuk prisnim shumë prej tij. Ai meriton kapërcimin e madh në karrierë tek një klub italian. Karakteristika e tij më e mirë është loja në ajër dhe shpirti i sakrificës”, tha Okan Buruk, trajner i Basaksehir.
Gazetari i famshëm Alfredo Pedulla tha sot se transferimi i Muriqit në Lazio është një punë e kryer dhe se zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në javën e ardhshme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.