Miralem Pjanic këtë verë realizoi ëndrrën për të luajtur te skuadra e Barcelonës.
Mesfushori tashmë është në pritje të debutimit në kampionat me blaugranët, teksa për Mundo Deportivo, tregon edhe fjalët e Cristiano Ronaldos në momentin kur u zyrtarizua kalimi i tij në Spanjë.
“Kur e mori vesh se operacionin ishte i përfunduar më tha se ishte shumë i lumtur për mua. Më siguroi se gjithçka do të shkonte mirë. I vinte keq që do të lija Juventusin, por gjithashtu më tha edhe se do të argëtohesha shumë duke luajtur me Barcelonën.
“Cristiano është treguar shumë profesional, është një lojtar që ka treguar shumë gjëra dhe ka qenë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes duke qenë një shembull për të gjithë”, u shpreh Pjanic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.