×
  • Sport
  • Sport

    Transferimi te Ipswich, zbulohet çfarë po e pengon Brojën të largohet nga Chelsea

    Reporteri
    25 Gusht 2024 | 13:50

    Armando Broja te Ipswich konsiderohej diçka e kryer. Kur pritej vetëm zyrtarizimi sepse ishin kryer testet mjekësore, gjithçka ngeci.

    Shkak për këtë zbulohet të ketë qenë “Tendina e Akilit”. Broja ka shfaqur kështu probleme gjatë testeve mjekësore, për këtë dhe Ipsëich është tërhequr momentalisht.

    Kështu 22-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Tashmë zhvillimet kanë marrë tjetër rrjedhë.Mësohet që klubi sapongjitur në Premier League ka kërkuar te Chelsea të ndryshojë kushtet në kontratë.

    Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po huazohej, teksa Ipswich kishte detyrim blerjen e tij për më shumë se 30 milionë euro nëse siguronte mbijetesën në Premier League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!