×
  • Sport
  • Sport

    Tre shqiptarë përfundojnë në pranga pasi vodhën shtëpitë e yjeve të Realit dhe Atleticos

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:10

    Garda Civile në Spanjë ka përfunduar një operacion për shkatërrimin e një rrjeti kriminal që kishte vjedhur shtëpitë e yjeve të futbollit spanjoll. Siç njoftojnë mediat vendase si “El Correo” apo “Andaluciainformacion”, në pranga ranë 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll.


    Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar, me inicialet M. Z., i ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.

    Në lidhje me vjedhjet e muajve të fundit në banesat e futbollistëve spanjollë, këto media bëjnë me dije se autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera. Ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!