×
  • Sport
  • Sport

    Tre të vdekur, 81 të plagosur pas shembjes së tribunës në një ndeshje futbolli në Algjeri

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 15:10

    Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një tribune në stadium, menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger në Algjeri.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes MC Alger dhe NC Magra, që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i mjaftoi ekipit të kryeqytetit për të siguruar titullin kampion të Algjerisë.

    Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u shemb në momentin kur tifozët kishin nisur festimet dhe po përpiqeshin të afrohen më shumë pranë fushës.

    Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit tragjik.

    Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!