Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Irlandës.
Irlanda ka shënuar për 3-0, në minutën e 75-të.
Është John Moylan që ka shënuar për 3-0, me një goditje me kokë.
Tashmë ka marrë fund çdo gjasë e Kosovës për një rezultat pozitiv, pasi po luan edhe me një lojtar më pak, që nga minuta e 27-të.
Kështu, Kosova e ka humbur vendin e dytë në grupin B3, pothuajse edhe zyrtarisht.