×
  • Sport
  • Sport

    Trepça ’89 e shkelë Gjilanin – Arbëria shënon fitore të rëndësishme ndaj Drenicës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 14:56

    Trepça ’89 e ka mposhtur bindshëm me rezultat 3-0 Gjilanin në kuadër të javës së 16-të në Superligë


    ‘Skifterat’ nuk këndëllen as pas largimit të Mezanit, derisa sot u mposhtën 3-0 nga Trepça ’89, shkruan Reporteri.net

    Muja 21′, Sie 77′ dhe Nimani 83′ shënuan për fitoren e madhe të mitrovicasëve.

    Ndeshja tjetër që u luajt sot ishte ajo ndërmjet Arbërisë dhe Drenicës, e cila përfundoi me rezultat 1-0 për vendasit.

    Heroi i Arbërisë në këtë takim ishte Hysen Bytyqi që realizoi golin e fitores në minutën e 89-të.

    Më poshtë keni tabelën pas ndeshjeve të zhvilluara sot. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!