Trepça dhe Peja do të “luftojnë” për trofeun e parë të sezonit të ri në basketbollin e Kosovës.
Rivalët e vjetër do të përballen në finalen e Superkupës, që zhvillohet nesër (e diel), me fillim prej orës 17:00.
Ashtu si ndeshjet tjera të kësaj gare, edhe finalja e madhe e Superkupës do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” të Suharekës.
Gjatë rrugës deri në finale, mitrovicasit eliminuan Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët triumfuan ndaj Proton Cable Prizrenit në çerekfinale dhe ndaj Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale.
Kujtojmë se sezonin e kaluar Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, kurse Peja u shpall kampione e Kosovës. /Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.