×
  • Sport
  • Sport

    Tri finale para finales, super ndeshjet e ardhshme në “Euro 2020”

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 16:55

    Angli – Gjermani, Belgjikë – Portugali dhe Kroaci – Spanjë, ndeshjet kryesore të kësaj faze të Kampionatit Evropian, e cila do të nisë të shtunën mbrëma


    E teta e finales së Euro 2020 do t’i sjellë disa ndeshje të mëdha. 16 skuadra do të luajnë në këtë fazë në kërkim të kualifikimit në çerekfinale. Pa dyshim, dueli kryesor i së tetës së finales do të jetë ai në mes të Anglisë me Gjermaninë. “Tre Luanët” e dominuan grupin e tyre dhe i hyjnë kësaj loje të motivuar maksimalisht.

    Nga ana tjetër, “Die Mannschafft” mezi e kaluan fazën e grupeve pasi e kishin në pikëpyetje kalimin tutje deri në fund. Barazimi me Hungarinë ua mundësoi atyre të kualifikohen, shkruan Gazeta Express. Por, gjermanët dinë të transformohen sapo të fillojë faza eliminuese dhe kjo mund të ndodhë përsëri.

    Një tjetër duel i madh i kësaj faze do të jetë ai në mes të Belgjikës me Portugalinë. Belgët ishin të papërmbajtshëm në fazën e grupeve duke i fituar të tria ndeshjet. Andaj, ata nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe e kërkojnë një biletë për në çerekfinale. Mirëpo, De Bruyne me shokë do ta kenë përballe Cristiano Ronaldon me bashkëlojtarë.

    Portugezët e bënë një fazë të grupeve mjaft të mirë, ndërsa shkuan tutje me barazimin ndaj kampiones së botës, Franca. Edhe përballja ndërmjet Kroacisë me Spanjën zgjon interes. Nënkampionët e botës e siguruan me vështirësi kualifikimin, por tash do të shohin përpara. Luka Modric me shokë do të mundohen të shkojnë sa më larg në këtë Kampionat Evropian.

    Nga ana tjetër, edhe Spanja hasi në vështirësi për t’u kualifikuar. “Stuhia e Kuqe” e arriti këtë vetëm falë fitores ndaj Sllovakisë në xhiron e fundit të fazës së grupeve. E teta e finales do të fillojë të shtunën dhe do të zgjasë deri të mërkurën, kur edhe do të kompletohet çerekfinalja e Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!