×
  • Sport
  • Sport

    Tri raste me COVID-19 në fshatin olimpik, pak ditë para nisjes së Olimpiadës

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 12:44

    Edhe dy atletë tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në fshatin olimpik, pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Tokyo.


    Kështu shkon në tre numri i të infektuarve në fshatin olimpik, atje ku atletët po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së Olimpiadës, përcjell Gazeta Express.

    Lojërat Olimpike do të mirëpresin 11 mijë atletë nga e gjithë bota por rastet e të prekurve me COVID-19 po shtohen ndjeshëm.

    Së fundmi organizatorët kanë raportuar për tre atletë pozitiv, dy prej tyre rezident në fshatin olimpik, të tre bëjnë pjesë të një ekipi por organizatorët janë kujdes që të mos bëjë publik as shtetin që përfaqësojnë e as disiplinën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!