×
  • Sport
  • Sport

    Tri skuadra të Premierligës e duan Strakoshën, Lazio kërkon 50 milionë euro

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 17:34

    Strakosha i shumëdëshiruar në Premier League. Janë të paktën tre ekipe angleze që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.


    Sipas medieve nga përtej Adriatikut, dy klubet londineze, Arsenali dhe Tottenhami, por edhe West Hami, e kanë seriozisht për portierin kuqezi.

    Pak ditë më parë, “Corriere della Sera” shkroi për një interesim të “Topçinjve”, por tashmë është shtuar konkurrenca për kartonin e tij.

    Mund të thuhet që në Angli janë “dashuruar” me Strakoshën, për të cilin presidenti i lacialëve, Lotito, kërkon jo pak por 50 milionë euro.

    Mbetet për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura janë të gatshme për të plotësuar kërkesën e numrit 1 të Lazios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!