×
  • Sport
  • Sport

    Trofeu i ‘Community Shield’ vendoset nga penalltitë: City fiton trofeun, por shikoni golin e Shaqirit

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 18:18

    Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur baras në 90 minutat e rregullta për ‘Community Shield’.


    Në një ndeshje spektakolare, Liverpool dhe kampionët e Premierligës luajtën 1:1, për të lënë gjithçka në fatin e penalltive.

    City, me anë të Raheem Sterling, kaluan në epërsi në minutën e 12 me të cilin rezultat shkuan në pushim.

    Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Liverpooli arriti të barazoi rezultatin në minutën e 78-të përmes mbrojtësit Joel Matip.

    Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët e Pep Guardiola, të cilët fituan me rezultatin 5:4.

    Ishte Gini Wijnaldum i Liverpoolit që gaboi nga pika e bardhë, për t’i dhënë trofeun skuadrës kampione.

    Ndërkaq penaltinë e parë për Liverpoolin e shënoi Xherdan Shaqiri.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!