×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Bayerni: Njëri nga lojtarët më në formë lëndohet para sfidës me Barcelonën

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 18:17

    Alphonso Davies është lënduar dhe mund të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës


    Bayern Munich këtë të premte do të përballet me Barcelonën në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    E në këtë përballje gjermanëve pritet t’iu mungojë njëri nga futbollistët më në formë që kishin këtë edicion.

    Bëhet fjalë për Alphonso Davies, i cili sot nuk ka marr pjesë në stërvitje me Bayernin shkaku i një lëndimi.

    Mbrojtësi i majtë kanadez pati një edicion të shkëlqyer, derisa tani rrezikon ta humbasë një përballje direkte me lojtarin më të mirë në botë, Leo Messin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!