×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Dortmundi, ylli skuadrës humb sezonin

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 18:52

    Axel Witsel do të jetë jashtë fushave për disa muaj, pasi ka shqyer tendinin e akilit.


    Borussia Dortmund ka njoftuar se Axel Witsel ka pësuar një dëmtim në tendinin e akilit dhe që duket se do ta përjashtojë atë për pjesën tjetër të sezonit.

    31 vjeçari u dëmtua në ndeshjen e së shtunës kundër RB Leipzig. Ai duhej të largohej jashtë fushe ndërsa luftonte me dhimbjet.

    Dhe tani diagnoza ka zbuluar se ai do të hyjë në operacion, i cili do ta anashkalojë atë për disa muaj.

    Witsel do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe kjo është një goditje e madhe për Borussia Dortmund.

    Mesfushori është një lojtar jetik për Dortmundin dhe është paraqitur në të gjitha, përveç dy ndeshjeve deri më tani këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!