×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet sporti shqiptar: Arrestohet legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, të shtunën del para gjyqit

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 11:55

    Edhe pse e gjithë vëmendja është fokusuar te situata kaotike për shkak të Koronavirusit, një lajm i papritur mëngjesin e sotëm, ka shtangur gjithë opinionin sportive në Shqipëri.


    Ish-futbollist i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.

    Klodian Duro (@DuroKlod) | TwitterMësohet se në datën 24 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë… Burime të sigurta për “Panoramën” bëjnë me dije, se Duro pasi është arrestuar është dërguar në Komisariatin nr.1.

    Më pas, ish-bashkëshortja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet ish-futbollisti të dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për veprën penale, pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!