Ka vdekur para pak çastesh në spitalin Infektiv të QSUT-së, trajneri i boksit Skënder Kurti.
Ai trajtohej pres disa javësh në këtë spital nga koronavirusi dhe ndodhej në gjendje të rëndë.
Përpara një jave Kurti pësoi vdekje klinike dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar në reanimacion. Ende ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një njoftim zyrtar duke u ndalur deri tani në 20 viktima.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka që shkruan në Facebook: “Të qoftë dheu i lehtë Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj që këtë herë nuk ja dole!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.