×
  • Sport
  • Sport

    Tuchel tregon alternativen për të triumfuar ndaj Real Madridit

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 15:44

    Nesër do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku me fillim prej orës 21:00 do të përballen Real Madrid dhe Chelsea, përcjell Reporteri.net. 

    Në Angli, skuadra spanjolle triumfoi ndaj Chelsea me rezultat përfundimtar 1-3.

    Por, këtë herë skuadra madrilene do ta pres në Santiago Bernabeu mysafiren nga Anglia.

    E, për ndeshjen ndaj Real Madridit, Thomas Tuchel thotë se do të mësojnë nga loja e kaluar, ku vlerëson se e bukura e kësaj gare është që zhvillohen dy ndeshje në më pak se një javë dhe se kjo të jep mundësi që t’i përmirësosh defektet që ke patur në ndeshjen e parë.

    “Duhet të mësojmë nga loja e javës së kaluar. E bukura e kësaj gare është që i zhvillon dy ndeshje aq të rëndësishme në më pak se një javë dhe që mundohesh të përmirësohesh në ndeshjen e kthimit nga defektet që i ke pasur në lojën e parë. Do të shkojmë në Bernabeu të vetëdijshëm se kemi nevojë për ta diktuar maksimalisht ritmin e lojës sonë, me më shumë intensitet dhe ritëm nga ajo që e bëmë në shtëpi”, tha Tuchel në konferencë për shtyp.

    Lidhur me një fitore të mundshme të Bluve në Bernabeu, tekniku gjerman thotë se ata kanë nevojë për fizikus, por që vlerëson se do të luajnë më shumë fizikisht për të përmbytur këtë rezultat.

    “Do të jetë më e lehtë ta themi sesa ta bëjmë, duke i pasur parasysh vështirësitë nëpër të cilat hasëm në lojën e parë kundër një skuadre si Reali, e cila është në gjendje ta kontrollojë krejt lojën, dhe që, për dallim nga ne, gjatë tërë vitit luan me pesë ndërrime dhe ne një kampionat jo të fortë sa i joni dhe më pak të ngjeshur sa i përket orarit”, vazhdoi ai.

    “Ne jemi një skuadër që ka nevojë për fizikus për të qenë speciale dhe në ndeshjen e fundit nuk ia kemi dalë dot, duke i lejuar spanjollët ta ngadalësojnë lojën dhe ta kontrollojnë lojën me posedim të topit”, nënvizoi ai.

    “Do të jetë një ndeshje totalisht ndryshe në krahasim me lojën e parë, ku është dashur ta impononim ritmin e lojës sonë dhe kundër-presionin tonë. Duhet ta gjejmë mënyrën për ta bërë këtë, të luajmë më shumë fizikisht dhe për ta provuar përmbysjen. Ne dimë të luajmë më mirë, t’i demonstrojmë vlerat tona më të mira dhe potencialin tonë të plotë. Duhet ta bëjmë këtë dhe më pas ta pranojmë rezultatin final”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.

    Ndeshjen e kaluar ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid, të gjitha golat për Los Blancos i realizoi Karim Benzema.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!