Alvin Karaqi, Orges Latifi dhe Blodin Pakashtica nuk do ta reprezentojnë më Kosovën në karate, pasi ata kanë vendosur që t’i bashkohen Shqipërisë
Por, që të tre karateistët kosovarë kanë arsyet e tyre të cilat kanë bërë që ata të marrin një vendim të tillë, raporton Reporteri.net
Ata janë maltertuar e keqtrajtuar, kuptohet jo fizikisht pasi asnjë nga personat që i shtynë këta djemë të largohen nga Kosova nuk ka forcën që t’i rrahin.
Alvinit, Orgesit dhe Blodinit ia prunë shpirtin te hunda udhëheqsitë Federatës së Karatesë së Kosovës.
Në një komunikatë të dhënë për media të tre karateistët kanë dhënë shpjegimet e tyre ku vetëm në rast se i lexon të gjitha me përpikmëri e kupton se këta djem nuk kanë asnjë troh faji.
Të tre karateistët janë detyruar shpesh që udhëtimet t’i mbulojnë me mjete vetanake. Janë maltertuar ku në gara që kanë zhvilluar jashtë vendit i kanë dërguar me autobus, ku pretendojnë që më shumë janë lodhur nga rruga se sa nga luftat që kanë zhvilluar në gara, shkruan Reporteri.net
Kulmi është kur Alvinin dhe Orgesin i kishin lënë në aeroport të Madridit pa bileta për t’u kthyer në Kosovë. Që të dy u detyruan që të blenin më pas bileta me mjete vetanake. Pra shpenzuan 840 euro për t’u kthyer në Kosovë. Sot e asaj dite askush nuk ia ka kompenzuar këto të holla.
Më poshtë e keni komunikatën e plotë të tre karateistëve kosovarë ku shpjegojnë arsyet e largimit si dhe sukseset e tyre.
Komunikatë për Media:
Ne tre garuesit e Kosovës që ditët e kaluara kemi braktisur Kosovën dhe i jemi bashkuar Shqiprisë me këtë komunikatë i drejtohemi opinionit publik jo vetëm për të sqaruar arsyet që na detyruan të braktisim Kosovën por njëkohësisht po shpresojmë se mekanizmat relevant sportiv në Kosovë do të bëjnë dicka që të shpëtojnë karaten e cila është në fazë të degradimit total në Kosovë. FKK është nën udhëheqjen e një grupi të njerëzve që fatkeqësishtëme keqardhje themi se i ka minimizuar në tërësi potencialin këtij sporti dhe sportistëve tësaj në Kosovë.
Në periudhën 2015-2016 ne ishim pjesë e ekipes që Kosovës i solli 10 medalje seniorë të nivelit botëror nga: Kampionati Botëror, Gara Evropiane për Regjione, Premier Liga, Kupa Botërore dhe ajo Ballkanike. Që nga ardhja e grupit aktual në krye të FKK më 2016 e deri në ditën e sotshme janë fituar vetëm 5 medalje ne seniorë (3 Ballkanike 2 Premier Ligë) dhe për ironi edhe këto të gjitha janënga ekipi ynë. Në një shoqëri normale për këto të arritura ne të paktën do të respektoheshimpor në Kosovëne i jemi nënshtruar një trajtimi tërësisht të urrejtjes dhe hakmarrjes primitive qëështë tërësisht e pakuptueshme.
Ne të tretë jemi ende në top 50shen më të mirë ne botë kurse më parëishim të ranguar edhe në 5shën dhe 20shen e më të mirëve në botë. Neve nga këta njerëz na është mohuar e drejta dhe në mënyrë sistematike na ështëminimizuar shansi për të fituar normën olimpike e qe ka qene dhe mbetet ëndërr e të gjitha gjeneratave të karatesë së Kosovës.
Është e gjatë lista e veprimeve që na detyruan të braktisim Kosovën por ne po përmendim vetëm disa:
Asnjëri prej nesh nuk është dërguar në 7 gara tejet të rëndësishme dhe të domosdoshme për arritjen e normës olimpike. Humbëm shumë pikë sepse kështu deshtën ata që drejtojnë karaten e Kosovës.
Na kanë dërguar në gara luftarake të karatesë me autobus nga Prishtina në Roterdam, Paris, Berlin dhe Salzburg. Kur kemi hy në tatami kemi qenë të dërmuar nga rruga më shumë se nga lufta. Kjo nuk është bërë për mungesë mjetesh por kryesishtë për qëllime të përfitimit personal të individëve në FKK.
Qëllimshëm nuk janë shfrytëzuar mjetet e ndara nga Komiteti Olimpik per kampe nderkombetare dhe këto mjete janë humbë.
Ne na detyruan që në disa gara të shkojmë me mjete vetanake.
Sekretari i pergjithshem Nazmi Gashi bashkë me selektorët Isak Curri dhe Ylber Syla ikën nga ne (Orges Arifi dhe Alvin Karaqi) në aeroportin e Madridit në kthim nga Kampionati Boteror dhe na lan pa biletë kthimi, pa na pyetur se a kemi të holla për ushqim apo cfarëdo akomodimi. Askush asnjëherë nuk është interesuar se si jemi kthyer apo si kemi kaluar. Ka kaluar mbi nje vit dhe ende nuk na kanë kompenzuar as për biletat e paguara nga xhepi ynë (EUR840).
Ekziston njëtretman i cuditshëm hakmarrës ndaj të gjithë garuesve të Ipponit. Nuk janë respektuar kurrë kampionët e Kosoves nga ekipi ynëIpponi kurse garuesit më të mirë e që janë nga klubi jonë jane vazhdimisht nënpresion.
Në gara ndërkombëtare sjellje e zyrtarëve të FKK ndaj nesh është tërësisht armiqësore. Një përzierje e urrejtjes me xhelozi me shpresë të hapur se ne do të dështojmë dhe motivim zero nga ata që të paktën do të duhej të na motivonin dhe të kujdeseshin për aftësitë tona psikologjike dhe fizike. Askund në botë nuk ka Federatë sportive që i frikësohet suksesit të sportistëve të vet dhe me të gjitha metodat i lufton ata
Në vend se të shpërblehej është dënuar trajnerja jonë e klubit pa faj dhe pa respektim të procedurave nga ana e Komisionit Disiplinor të FKK.
Selektori Isak Curri ndaj Alvin Karaqit (i vetmi që përfaqësonte Kosovën në Lojëra Europiane) publikisht ka shprehur mllefin vetëm se Alvini ka kerkuar që në Minsk me të të udhëtoj trajnerja e tij e klubit (hakmarrjen e ka paralajmeru publikisht ne mjete te informimit) dhe e ka implementuar me anashkalim total të Alvinit.
Cfarë absurdi: dënimi i Alvin Karaqit nga ana bordit te FKK me kërkesë të Isak Currit kurrënuk është dhënë me shkrim por vetëm verbalisht dhe si i tillë denimi është ekzekutuar. Ky veprim tregon nivelin që kemi ra si diciplinë sportive
Në Tokio dhe në Kili Alvini është detyruar që aktivitetin ta paguaj vet por kostoja e lartë ia pamundësoj garimin në Moskë dhe Madrid.
Jo profesionalizmi, pa aftësia e trajnerëve te përfaqësueses se Kosoves , dhe qëllimshëm mos investimi në garues me potencial për fitore ka rezultuar në rënie drastike të sukseseve sportistëve tanë në arritjen e normës olimpike.
Ne i jemi ankuar disa herë KOK dhe me gjithë premtimet e vazhdueshme asnjëherë nuk janë ndal këto praktika gjë që na detyroj të marrim vendim për bashkim me Federatën e Karates së Shqipërisë.
Urojmë që përvojat tona kurrë të mos përsëriten në asnjë sport të Kosovës. Kosova ka potencial të madh dhe ne si gjeneratë kishim një shans të madh të arrijmë normë olimpike dhe sukses historik për sportin e Kosovës. Fatkeqësisht ata që ishin të thirrur të na ndihmonin më së shumti ata na dëmtuan më së shumti. Mirë u pafshim dhe punë të mbarë
Me respekt:
Alvin Karaqi Orges Arifi Blodin Pakashtica
Disa nga të arriturat tona në garat ndërkombëtare:
ALVIN KARAQI
I rënditur në pozitën më të lartë të ranglistes Botërore.
Medaljen e argjendë në Premier League, Salzburg /2015/
Medaljen e argjendënë të njëjtën garë në 2016 Salzburg
Kampion evropian për Universitete
Medaljen e bronztë ne Kampionatin Boteror per Universitete /Japoni/
Medaljen e argjendët ne Kampionatin Evropian për regjione Turqi/ekipore/
Dy herë arriti që ta dërgoj Kosovën në Lojërat Europiane. NëBaku zuri pozitën e katërt kurse i pesti me Minsk.
Nënkampion Evrope në U 21
Medaljen e bronztë në Premier Ligë /Maroko/. Kjo ështëe vetmja medalje nga garuesit tanë në Premier Ligë në konkurrencën e 64 më të mirëve në botë
ORGES ARIFI
Kampion i Botës në Kupën Botërore U 21 Kroaci
Vendi i 3 ne Kampionatim Evropian U 21/
Medalisti i parënë Kampionatin Evropian për Kosovën prej pranimit në Federatën Europiane të Karates
Nënkampion evrope per regjione /ne ekipore/ Turqi
Dy herë Nënkampion i Ballkanit
I bronzët ne kampionatin ballkanik
BLODIN PAKASHTICA
Nënkampion ballkanik për U 21
Nënkampion ballkanik për senior
I argjendtë në ekipore ne Kampionatin Evropian per regjione
I pesti ne Evrope ne Qipro / kampionati evropian U 21/./Reporteri.net/