Protesta të dhunshme ka shpërthyer para stadiumit kombëtar në Sofje, ku është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndeshja kualifikuese për Euro2024 midis Bullgarisë vendase dhe Hungarisë mike.
Mijëra tifozë bullgarë të futbollit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke protestuar kundër mënyrës si po menaxhohet Federata e Futbollit, një demonstratë që përfundimisht është mbizotëruar nga aktet e dhunës.
Pak minuta para fillimit të sfidës, tifozët hodhën bomba të improvizuara molotovi, gurë dhe shishe plastike drejt policisë. Pas djegies së kazanëve të mbeturinave, policia është kundërpërgjigjur duke nxjerrë autobotet që hedhin ujë për shpërndarjen e turmës.
Rreth 1,600 policë me pajisje për rebelim u stacionuan rreth stadiumit në qendër të Sofjes, ndërsa mediat raportojnë se disa protestues kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me forcat e rendit.
Ajo çka tërboi tifozët bullgarë dhe i bëri të dalin në shesh për të zbrazur zemërimin ishte vendimi i drejtuesve të Unionit Bullgar të Futbollit për të luajtur ndeshjen e së enjtes me tribunat bosh.
16.11.2023🇧🇬Football protest in Sofia calls for urgent leadership overhaul in Bulgarian football union https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/0PyYjpfs0c
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) November 16, 2023