Tyson Fury më në fund u është rikthyer stërvitjeve në ring, pas tre muajve në vetëizolim nga coronavirusi, së bashku me gruan e tij – Paris.
The Gypsy King nuk tregoi asnjë shenjë të ngadalësimit, pasi kishte stërvitur edhe në shtëpi dhe dukej shumë në formë.
Që nga muaji mars, Fury ka publikuar foto dhe video nga stërvitjet personale, derisa po përgatitej për trilogjinë me Bronze Bomberin.
Tani, 31-vjeçari ka treguar se është në formë për përballjen e tretë me amerikanin, derisa bashkëshortja e tij Paris ishte si gjithmonë afër.
Pak javë më parë, Fury konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Anthony Joshuan për të zhvilluar meçin për titullin kampion të unifikuar të peshave të rënda.
Por, AJ duhet të fitojë ndaj sfiduesit Kubrat Pulev dhe Gypsy King të bëjë të njëjtën gjë ndaj Wilderit, në mënyrë që të kenë shansin për takimin në titullin e unifikuar të peshave të rënda në boks.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.