×
  • Sport
  • Sport

    Tyson tregon sa lehtë do ta kishte mposhtur McGregori në oktogon

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 13:18

    Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka sugjeruar se Conor McGregor do ta kishte mposhtur shumë lehtë atë në oktogonin e arteve të përziera të marciale, pasi që amerikani ka thënë se do të ishte dorëzuar sapo t’ia shkelte këmbët McGregori.


    54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator, transmeton Express.

    Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

    Megjithatë, amerikani beson se ai do të kishte humbur shumë më shumë meçe nëse do të kishte luftuar në oktogonin e UFC, në kuadër të arteve të përziera marciale.

    Kur u pyet se si do të kishte shkuar një meç mes tij dhe McGregor në UFC, Tyson tha: “Nuk mendoj se e dua një meç të tillë”.

    “Jo pse Conor mund të më zhdëpë mirë, por sepse e gjitha që ai do të duhej ta bënte është të shkelte mbi këmbët e mia”.

    “Nëse dikush m’i shkel këmbët, unë dorëzohem menjëherë. Ai as që do të kishte nevojë të më godiste”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!