×
  • Sport
  • Sport

    U ble për vetëm 1.5 milionë euro: ‘Marca’ zbulon tani çmimin e Enis Bardhit

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 17:46

    Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, po kalon periudhë të shkëlqyeshme në fanellën e skuadrës së Levantes nga Spanja.


    Gazeta e respektuar sportive spanjolle “Marca” pretendon se tani është koha që Levante të përfitojë nga yll i saj Enis Bardhi.

    Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë, ka bëri histori në fanellën e Levantes, si golashënuesi më i mirë nga lojtarët e huaj i të gjitha kohërave në këtë klub.

    Prandaj, sipas “Marca-s”, ajo e ngriti vlerën e Bardhit, e cila tani arrin në 30 milionë euro në treg. Dhe në verën e vitit 2017, Levante e solli atë për vetëm 1.5 milion euro nga Ujpest nga Hungaria.

    “Enis Bardhi ka shpërthyer në këto tre vjet dhe vlera e tij ka arritur në lartësitë qiellore. Marrëveshja e tij është deri në vitin 2022, por tani është koha për të vendosur nëse do të ishte më mirë që ta shesin. Me siguri vlera e tij arrin deri në 30 milionë euro”, – shkruan “Marca ”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!