×
  • Sport
  • Sport

    U diskualifikua në ndeshjen me Nora Gjakovën, kjo është arsyeja që i kushtoi francezes me humbje në finale

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:55

    Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pasi triumfoi ndaj Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.


    Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

    Finalja nuk zgjati shumë pasi një gabim trashanik i kushtoi francezes me diskualifikim dhe kosovares me fitore.

    Arsyeja e diskualifikimit të Sarah Leoine Cysique

    Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës me aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

    Gjyqtari e ndali luftën dhe e kërkoi konfirmimin nga përsëritja dhe mbikëqyrësit. Gabimi i saj ishte i qartë dhe Crysque u diskualifikuar. Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rënda.

    Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

    Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

    Për të arritur deri këtu, ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se t’i mposhte me lehtësi Sanne Verhagen në rrethin e dytë, sllovenen Kaja Kajzer në çerekfinale dhe Tsukasa Joshidan në gjysmëfinale.

    Triumfi ndaj japonezes në gjysmëfinale ishte më i vështiri dhe i veçantë në mëngrën e vet, pasi Joshida e kishte mposhtur Norën në katër përballjet e kaluara.

    28-vjeçarja e përsëriti suksesin e Majlinda Kelmendit në Rio 2016 dhe të Distria Krasniqit në këto lojëra duke e fituar medaljen e artë olimpike.

    Kjo do të thotë tri medalje të arta olimpike për Kosovën në historinë e saj dhe të trija në xhudo.

    Ndërkohë, paraprakisht, Akil Gjakova, vëllai i Norës, humbi në luftë për medaljen e bronztë.

    Kosovës i ka mbetur edhe një xhudiste në garë për medalje në Tokio 2020, Loriana Kuka, e cila garon të enjten në kategorinë 78 kilogramë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!