×
  • Sport
  • Sport

    U mblodhën për qëllime bamirësie, kaq para mblodhi ‘Loja e Yjeve’ e Xhakës dhe Rashicës

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 22:29

    Ndeshja për ditën e çlirimit të Prishtinës, një ndeshje humanitare ka kthyer në Prishtinë një ndeshje e cila është quajtur “Loja e yjeve”


    Granit Xhaka dhe Milot Rashica i kanë prirë dy ekipeve në një ndeshje bamirëse në stadiumin “Fadil Vokrri”, e quajtur “Loja e yjeve”.

    E sot, Komuna e Prishtinës ka lajmëruar shumën e parave që janë mbledhur nga kjo ndeshje.

    Sipas Komunës së Prishtinës nga biletat janë mbledhur 9288 euro.

    “Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, kanë shkruar ata.

    “Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”.

    Kujtojmë se “Loja e yjeve” është organizuar në kuadër të aktiviteteve të komunës 20/20.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!