U paraqit për herë të parë pas një kohe të gjatë, kjo është nota e Shaqirit për ndeshjen kundër Ajaxit

Liverpooli sonte luajti me Ajaxin në udhëtim ku fitoi me rezultat minimal 1-0 fal një autogoli të Tagliaficos në minutën e 34-të


Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Xherdan Shaqirin, i cili u inkuadrua në minutën e 60-të, shkruan Reporteri.net

Shaqa për aq minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.2.

Ndryshe, kjo ishte paraqitje e tij e parë me Liverpoolin pas një kohe bukur të gjatë.

Flitej se në afatin kalimtar të verës do të largohej nga Anfield, por një gjë e tillë nuk ndodhi. /Reporteri.net/