Bota e futbollit përkulet para Cristiano Ronaldos, zonjat nga e gjithë bota shkojnë pas tij, dhe disa detaje të jetës së tij private janë pothuajse tërësisht të panjohura për publikun.
Reporteri.net ju sjell 10 detajet më interesante nga jeta e futbollistit të njohur, të cilat dihen vetëm nga tifozët e tij më të flaktë.
1. Ne moshën 14 vjeç, ai u përjashtua nga shkolla fillore për shkak se gjuajti një mësues me karrige!
2. Nuk ka tatuazhe në trup sepse ai jep gjak çdo tre muaj!
3. Ronaldo nuk pi alkool, ndryshe nga babai i tij i cili ishte një alkoolik i trajtuar që vdiq nga alkoolizmi në vitin 2005.
4. Një nga humanistët më të mëdhenj në botë – dhuroi miliona euro ndihma humanitare!
5. Ai luajti për Sporting kundër Partizanit në Beograd në vitin 2002.
6. Si fëmijë, ai kishte një operacion të rëndë të zemrës për çka mund të mos ishte në gjendje të luante futboll më.
7. Nofkën “qaraman” e mori kur ishte fëmijë, sepse qante kur humbte ndeshjen.
8. Emrin e mori sipas ish-Presidentit të SHBA-ve, Ronald Reagan. Babai i Kristianit adhuronte Reganin.
9. Djalin e quajti sipas tij kurse identiteti i nënës nuk iu zbulua kurrë publikut.
10. Nuk e deshën në klubin e Birmingham sepse mendonin se nuk kishte cilësi të mjaftueshme për të bartur fanellën e tyre./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.