×
  • Sport
  • Sport

    U raportua se do të prezantohej sot si trajner i Juventusit, Guardiola i përgjigjet përfundimisht ‘Zonjës së Vjetër’

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 15:08

    Synimi i Juventusit për pozitën e trajnerit, Pep Guardiola, e ka ripërsëritur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, duke theksuar se me të kaltrit e Mançesterit do t’ia nisë nga fillimi sezonin e ardhshëm.


    Thashethemet për kalimin e Guardiolës në Juve nuk po ndalen, edhe pse klubi dhe vetë trajneri vazhdimisht i kanë mohuar ato. Pikërisht këtë e bëri edhe të hënën 47-vjeçari, duke nënvizuar se nuk lëviz nga Anglia.

    “Janë pesë ekipe shumë të mira këtu prandaj Premierliga është garë kaq e vështirë. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga fillimi dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha Guardiola.

    Trajneri katalonas u pyet edhe për rivalitetin me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën.

    “Rivaliteti ynë është i bukur, ama jo vetëm me të. Barça dhe Liverpooli janë dy ekipe shumë të mira. Të kuqtë janë kampionë të Evropës dhe janë shumë të fortë”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!