×
  • Sport
  • Sport

    U turpëruan 10-1, por pritjet e portierit 17 vjeçar po bëjnë xhiro në rrjetet sociale

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 14:59

    Rostov në Rusi ka probleme dhe një ditë më parë ka zbarkuar në fushë me të rinjtë, si rezultat se futbollistët e ekipit të parë janë izoluar pasi disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.


    Humbja kundër Sochi ka qenë e thellë, me rezultatin 10-1.

    Portieri Denis Popov, vetëm 17 vjeç, ka pasur goxha punë në përballjen e djeshme.

    Edhe pse ka pësuar shumë gola, ai ka qenë shpëtimtar në shumë raste të tjera (11 pritje).

    Madje ai ka pritur edhe një penallti, si dhe i ka mohuar një perlë lojtarëve kundërshtarë. Popov, me këmbë, ndali një roveshatë, që mund të kishte qenë goli më i bukur i kësaj jave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!