×
  • Sport
  • Sport

    UEFA dënon Greqinë për lojën me Kosovën

    Reporteri
    15 Korrik 2022 | 15:23

    UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Greqinë për situatën që u krijua në ndeshjen me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Greket, që ishin nikoqirë, në total u dënuan me 31 mijë e 750 euro në total si dhe me mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme.

    Ata u dënuan me 7 mijë e 750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, me 6 mijë euro për hedhje të fishekzjarreve, dhe me 8 mijë euro për përdorim të laserëve.

    Ndërkaq, dënimi më i madh brenda grumbullit të dënimeve ishte me dhjetë mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë të lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!