Cristiano Ronaldo hapi lojën e largimit të pijeve nga tavolina e konferencave për shtyp, teksa hoqi që aty dy shishe Coca Cola dhe këshilloi të gjithë të pinë ujë, pasi është i vetmi që të bën mirë.
Më pas ishte radha e Paul Pogba që të bëhej protagonist, duke larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina, në përfundim të ndeshjes Francë-Gjermani, ndërsa së fundi ishte mesfushori i Italisë Manuel Locatelli, që gjithashtu largoi Coca Colën nga tavolina.
Këto gjeste të futbollistëve kishin tërhequr vëmendjen dhe ishin bërë temë diskutimi në shumë media sportive, teksa shkaktuan jo pak dëme ekonomike edhe te sponsorët e Evropianit.
Pikërisht për këtë arsye, qeveria evropiane e futbollit ka paralajmëruar të gjithë federatat pjesëmarrëse në Euro 2020 se do të përballen me gjoba të majme, nëse futbollistët apo trajnerët do të largojnë pijet e ofruara nga sponsorët në tavolina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.