×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e gjobit FSHF-në, e pëson edhe Bjellorusia

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 15:53

    Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë para 4 ditësh një gjobë nga UEFA.


    Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) gjobiti FSHF-në me 5 mijë euro për mosrespektimin e protokollit të “Return to play” të përcaktuar nga institucioni i futbollit europian.

    Për ndeshjen e 18 nëntorit Shqipëri-Bjellorusi 3-2, e luajtur në “Elbasan Arena”, Disiplina e UEFA konstatoi se pala shqiptare nuk ka respektuar detyrimet organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e ndeshjes me bjellorusët. Ndërkohë, pa shpëtuar nuk ka mbetur as Federata e Bjellorusisë.

    Pala bjelloruse është gjobitur me 6 mijë euro për shkak të sjelljen e gabuar të ekipit në fushën “Air Albania”-s pas përfundimit të takimit me kuqezinjtë, ku pati mosmarrëveshje mes palëve.

    Masa penalizuese duhet të shlyhet brenda 90 ditëve nga të dyja palët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!