×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Anglia nuk ka brumë për kampione të Evropës

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 19:56

    Anglia mezi ka mbajtur barazimin ndaj Danimarkës duke shfaqur shenjat se nuk do të jetë njëra nga pretendentet për kampione të Evropës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Edhe në fitoren 1 me 0 ndaj Serbisë, kishte shenja të formës së dobët dhe këtë e tregoi edhe me zëvendësimet që bëri Gareth Southgate, duke angazhuar Jarred Bowen para anësorit të Chelseat, Cole Palmer, i cili kishte sezonin më të mirë në Premier Ligë.

    Ndërkaq, në barazimin 1 me 1, Anglia kishte shumë vështirësi, sidomos në pjesën e dytë kur danezët kishin disa raste të mira shënimi.

    Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë.

    Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen.

    Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë.

    Me këtë barazim, Anglia mbetet në pozitën e parë me katër pikë, dy më shumë sesa Danimarka në pozitën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!