Mbrojtësi i Spanjës dhe i Real Madridit, Dani Carvajal e ka ftuar mesfushorin e kombëtares, Rodrin që të transferohet te “Mbretërit” në Madrid.
Tani që janë bashkë me kombëtaren spanjolle, e cila do të luajë në finalen e Evropianit ndaj Anglisë më 14 korrik, Carvajal ka pasur kohë që të bisedojë me 28-vjeçarin.
“I them Rodrit çdo ditë të nënshkruajë për Real Madridin. I them çdo ditë që të largohet nga Mançesteri, se atje nuk ka diell dhe të vijë në Madrid se ne kemi nevojë për të”, ka thënë Carvajal.
“Ai më thotë se ka një kontratë… por do të ishte perfekt për ne”, ka shtuar mbrojtësi, i cili është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.