×
  • Sport
  • EURO 2024

    Belgjika me fat ndaj Francës dominuese

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 18:47

    Belgjika ka ngritur formën në 1/8 e finales pas fazës së dobët në grupe, ani pse siguroi kualifikimin, por të hënën e ka përball Francën që e ka dominuar plotësisht pjesën e parë.

    Belgët patën disa raste të mira shënimi nëpërmjet kundërsulmeve, teksa Franca kishte dy rast të mira shënimi me Thuram dhe Tchouamenin.

    Sulmuesi Thuram provoi me kokë nga afërsia, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë, ashtu siç përfundoi edhe gjuajtja nga distanca e mesfushorit 22-vjeçar të Real Madridit. Tchouameni provoi edhe një tjetër goditje të fuqishme në fund të pjesës së parë, por edhe kjo përfundoi mbi portë.

    Gjatë pjesës së parë, Franca kishte shtatë tentime për gol, teksa “Djajtë e kuq” të Evropës vetëm dy raste.

    Fituesi i këtij takimi e pret fituesin e duelit mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!