Diogo Costa ishte heroi i Portugalisë pasi ka pritur tri penallti, duke shpëtuar Cristiano Ronaldon dhe ekipin portugez në ndeshjen e vështirë ndaj Sllovenisë.
Gjatë pjesës së dytë të vazhdimeve, Costa priti goditjen e Benjamin Sheshkos, i cili doli përball me të, por goditjen e tij e priti portieri portugez.
Ndërkaq, pritjet e tij e kanë shpëtuar edhe Ronaldon, i cili në pjesën e parë të vazhdimeve humbi penalltinë, të cilën e priti portieri slloven, Jan Oblak.
39-vjeçari pastaj ishte i pari që nisi ekzekutimin e penalltive. Realizoi dhe kërkoi falje për humbjen e penalltisë gjatë vazhdimeve.
Kjo ishte ndeshja e parë që përcaktohet pas penalltive.
Portugalia tani në çerekfinale do të ketë ndeshje të vështirë sepse e pret Franca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.