×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Gazeta “Blick” kritikon Shaqirin: Përveç golit nuk ofroi diçka më shumë

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 17:17

    Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka analizuar formën e Zvicrës në fazën grupore të Kampionatit Evropian, duke përzgjedhur fituesit dhe humbësit e katër ndeshjeve grupore.

    Zvicra ka kaluar me lehtësi në 1/8 e finales së Evropianit dhe “Blick” u ka bërë një vlerësim disa prej lojtarëve.

    “Blick” te humbësit e ka përshirë anësorin shqiptar, Xherdan Shaqiri teksa nuk ka përjashtuar mundësinë që ai të tregojë formën në fazën e ardhshme të Kampionatit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Mund të ndodhë që ai të fitojë çmimin për golin më të bukur në fund të Evropianit. Mënyra se si shkoi topin në krahun e majtë për barazimin 1 me 1 ndaj Skocisë – këtë mund ta bëjë vetëm këmba e majtë e Shaqirit. Por përndryshe nuk kishte më shumë – ose më saktë asgjë më shumë. Kundër Hungarisë dhe Gjermanisë nuk dha asgjë sepse në këto ndeshje qëndroi në bankë rezervë. Kampionati Evropian 2024 është turneu që ia mori Shaqirit vendin e titullarit në kombëtare pas 14 vjetësh. Kjo e bën atë humbës. Mirëpo kjo nuk përjashton mundësinë që ai të ketë paraqitje të madhe në vazhdim të turneut”, shkruan “Blick” në analizën e saj.

    Ndërkaq te lista e fituesve, “Blick” ka përfshirë mbrojtësin Manuel Akanji, Breel Embolo, Dan Ndoye dhe Michel Aebischer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!