×
  • Sport
  • EURO 2024

    Gazetarit Sadiku i hiqet akreditimi raportimin nga stadiumet e Evropianit

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 12:41

    Gazetari i sportit, Arlind Sadiku i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian nga UEFA.

    Arsyeja e heqjes së akreditimit të tij është gjesti i tij kur bëri shqiponjën me duar për pak sekonda para tifozëve serbë në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë, raporton Express.

    Vendimi i UEFA-s ka ardhur pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit të cilin Anglia e fitoi me rezultat 1 me 0 me golin e Jude Bellingham.

    Gazetari Sadiku nuk do të ketë autorizim për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Evropianit 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!