×
  • Sport
  • EURO 2024

    Holanda në epërsi, por shfaq lëkundje në mbrojtje me Rumaninë

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 18:56

    Holanda ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e realizuar nga Cody Gakpo, por ka shfaqur shenja lëkundjeje në mbrojtje në disa raste.

    Po zhvillohej minuta e 20 kur Gakpo i asistuar nga Xavi Simons me një goditje të fuqishme mposhti portierin rumun.

    Ndërkaq, rumunët kanë rrezikuar disa herë me lojtarët Ianis Hagi dhe Denis Dragus, por goditjet e tyre kanë përfunduar në duart e portierit holandez.

    Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e duelit Austri – Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!