×
  • Sport
  • EURO 2024

    Ilir Metës i humb kontrolli duke zhongluar me top në emision

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 16:32

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është rrëzuar teksa ka bërë përpjekje që të tregonte aftësitë e tij në kontrollin e topit të futbollit.

    Ai në kohët e fundit është përpjekur t’i shpërfaqë edhe aftësitë e tij sportive e akrobatike në videot që po i publikon vazhdimisht.

    Përveç ngjitjeve në mal, së fundmi Meta erdhi në versionin “futbollist”.

    I ftuar në Klan të hënën, kryetari i Partisë së Lirisë u shfaq duke bërë zhonglime me top. Por nuk shkoi si duhet pasi papritur ai u rrëzua në mes të studios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!