×
  • Sport
  • EURO 2024

    Kanté thyen rekordin e vendosur nga Xavi me Spanjën

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 20:37

    Mesfushori francez, N’Golo Kanté përveç rolit të madh që pati në fitoren e Francës ndaj Belgjikës dhe kalimin në çerekfinale, ai theu edhe një rekord që e mbante Xavi me Spanjën.

    Kanté tani është bërë lojtari i parë që nuk humb në 19 ndeshje të turneve, në të cilët ka luajtur.

    Këtë rekord e mbante Xavi me paraqitjet e tij me Spanjën.

    Tani është rekordi më i gjatë i ndeshjeve pa humbje nga ndonjë lojtar evropian. Kanté ka fituar 13 ndeshje dhe ka barazuar në gjashtë të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!