Ollie Watkins ishte padyshim heroi i Anglisë në sfidën kundër Holandës, me golin e shënuar në minutën e fundit të gjysmëfinales.
Sulmuesi i “Tre Luanëve” u shpreh pas ndeshjes se kishte folur pikërisht me asistuesin e tij, Cole Palmer, se do të shënonte.
“E pabesueshme, e kam pritur këtë moment me javë të tëra, u desh shumë punë dhe Jam shumë i lumtur që pata këtë mundësi, jam vërtet mbi re, betohem për jetën e fëmijëve të mi, hyra me Palmerin dhe në momentin e zëvendësimit i thashë: ‘Tani hyjmë dhe më duhet asistimi për golin’. Dhe kështu shkoi. Kishte shumë kritika, por në fund jemi në finale dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, u shpreh sulmuesi i Aston Villas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.