Sulmuesi Romelu Lukaku, katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt ka arritur që të shënojë golin e barazimit për Kombëtaren e Belgjikës. Por kjo u anulua pas rishikimit të golit përmes VAR-it, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Goli i parë i 30-vjeçarit u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa i dyti, i shënuar në minutat e fundit u anulua për lojë me dorë. Në të dy rastet intervenoi VAR-i.
Belgjikës i anulohet goli shkaku i pozitës jashtë loje
Reklamë
Belgjika luan me Sllovakinë në Frankfurt në xhiron e parë të Grupit E të Euro 2024.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi të hënën Rumania e mposhti Ukrainën me rezultatin 3:0.