×
  • Sport
  • EURO 2024 / Video

    Momenti kur Hysaj e uli kokën nga goditja e Barellas tek goli i Italisë

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 10:51

    Italia mposhti Shqipërinë 2-1, me kuqezinjtë që shënuan golin e parë me Nedim Bajramin, por nuk ia doli të ruante per shumë gjatë avantazhin.

    Vetëm 10 minuta zgjati epërsia e kuqezinjve, pasi Barella do të mposhte Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është Elseid Hysaj.

    Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, ai ka ulur kokën dhe në këtë moment sfera ka përfunduar brenda rrjetës.

    Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë të gjithë po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!