Xherdan Shaqiri u fut në fushë vetëm në vazhdimin e dytët të ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, ku ishte afër të shënonte një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit, për t’i shmangur penalltitë.
Sulmuesi shqiptar i Zvicrës u përpoq të godiste portën në vazhdime, nga një goditje këndi në vazhdime … por topi për fatin e tij jo t% të mirë u ndal nga shtylla.
Pavarësisht tensionit, portieri i Tre Luanëve, Jordan Pickford reagoi me gjakftohtësi – edhe pse u përplas në shtyllë e pastaj në rrjetë.
XHERDAN SHAQIRI OFF THE BAR FOR SWITZERLAND#ENGSUI #EURO2024 pic.twitter.com/cuC5Lp3gaE
— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) July 6, 2024
Portieri anglez Pickford iu drejtua Shaqirit – duke i treguar gishtin e madh, për ta përgëzuar për gjuajtjen e bukur.
Ndeshja edhe në vazhdime u mbyll 1-1 dhe pas penalltive anglezët dolën më të saktë, duke fituar 5-3.
Xherdan Shaqiri shënoi penalltinë në portën e Jordan Pickford, por Zvicra kishte gabuar të parin me yllin e skuadrës, Manuel Akanjin.
Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit largohet nga Euro 2024 pas një paraqitje shumë të mirë, por që nuk mund ta shkruanin historinë të kalonin në gjysmëfinale. /telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.