Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane. Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë.
Duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve. Rekordi i mëparshëm i përkiste vitit 2004, në ndeshjen mes Rusisë dhe Greqisë.
Sfidë ku Dmitri Kirichenko realizonte pas 65 sekondash.
Në listën e 5 golave më të shpejtë në Europian bëjnë pjesë edhe suedezi Emil Forsberg.
Me golin e shënuar ndaj Polonisë (01:22 ) në 2021.Danezi Yussuf Poulsen me golin e shënuar në po të njëjtin vit kundër Belgjikës (01:39 ). Si dhe polaku Robert Lewandowski me golin e shënuar në 2016 përballë Portugalisë (01:40 ).
Një rekord i jashtëzakonshëm që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, pasi bëhet fjalë për një kohë të pabesueshme për ndeshje të një niveli të tillë. Goli i Bajramit ishte i dyti për Shqipërinë në finalet e një Europiani pas atij të Armando Sadikut në 2016./ss/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.