×
  • Sport
  • EURO 2024

    Pritet suspendimi për dy ndeshje i Demiralit

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 21:53

    Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se mbrojtësi turk, Merih Demiral do të suspendohet me dy ndeshje pas festimit të golit me gjestin e “Ujkut Gri”.

    Festimi i golit të dytë në fitoren e Turqisë 2 me 1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales ka nxitur reagime të mëdha nëpër mediat ndërkombëtare.

    “Ujqit Gri” është simbol që i takon lëvizjes së djathtë ekstremiste.

    Kjo organizatë është në përcjellje tash e disa vjet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.

    Sipas gazetës gjermane “Bild”, ai do të mungojë kundër Holandës në çerekfinale, dhe në gjysmëfinale nëse Turqia kalon më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!