×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    Ukraina, përfaqësuesja e parë në histori të Evropianit që eliminohet me katër pikë

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 20:26

    Ukraina është bërë përfaqësuesja e parë në histori të Evropianëve që eliminohet ani pse kishte katër pikë në grup.

    Ukraina të mërkurën barazoi pa gola me Belgjikën, por nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar grupin sepse kishte golaverazh më të dobët se Sllovakia, Belgjika dhe Rumania, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Gjithashtu, për herë të parë në histori të Kampionateve, katër përfaqësuese të grupit kanë përfunduar me pikë të barabarta.

    Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina tubuan nga katër pikë në fazën grupore.

    Secila prej tyre kishte nga një fitore, barazim dhe humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!