×
  • Sport
  • EURO 2024

    Xhaka zbulon se luajti i lënduar ndaj Anglisë: Desha të jem aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët

    Reporteri
    06 Korrik 2024 | 23:02

    Përfundon ëndrra për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Ardon Jasharin me shokët e tyre për kualifikim historik në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

    “Helvetikët” u mposhtën pas penalltive nga Anglia në çerekfinale.

    Gjatë tërë ndeshjes luajti edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili pas ndeshjes deklaroi se luajti i lënduar.

    “Është e vështirë të gjej fjalët e duhura tani. Nuk mendoj se mund të thuhet ndonjë gjë e keqe për dikë në ekip ose në staf. Nëse ishte e drejtë apo e padrejtë, nuk ka rëndësi. Secili ka dhënë gjithçka dhe ne mund të jemi krenarë. Fati nuk ishte në anën tonë në gjuajtjet e penalltive. Tani mund ta them: të hënën u zbulua se kisha një çarje muskulore. Por desha të jem aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët. Nuk mund të goditja topin gjatë gjatë lojës ose të gjuaja siç duhet drejt portës. Përndryshe, gjithçka shkoi mirë. Sot kam kaluar edhe një herë kufijtë e mi”, tha Xhaka.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!