Lamine Yamal ka realizuar një nga golat më të bukur të Evropianit, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Yamal me një gjuajtje nga distanca mposhti portierin Mike Maignan duke hyrë në histori si lojtari më i ri në moshë që realizon në ndonjë Evropian. Ai realizoi si 16-vjeçar.
Ndërkaq, po zhvillohej minuta e tetë kur Ousmane Dembele pasoi te Kylian Mbappe, i cili me një harkim gjeti sulmuesin Randal Kolo Muani që realizoi golin që theu akullin për Francën. Ky është goli i parë i Francës nga loja e hapur pas më shumë se 500 minutave.
Teksa Spanja rrezikoi në minutën e pestë.
Lamine Yamal harkoi në zonë, por nga afër mesfushori Fabian nuk arriti të realizonte me kokë.
Franca hyri në këtë takim me më shumë se 500 minuta pa realizuar gol nga loja e hapur. Kylian Mbappe ka realizuar vetëm një gol dhe atë nga penalltia ndaj Polonisë në fazën grupore.
Stop that Lamine Yamal. pic.twitter.com/WNuax2D0FF
— Stop That Football (@stopthatfooty) July 9, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.