×
  • Sport
  • EURO 2024

    Zyrtare: François Letexier do të jetë gjyqtar kryesor i finales së Kampionatit Evropian

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 12:46

    Spanja dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të ‘Euro 2024’.

    Ky takim do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.

    Francezi François Letexier, 35 vjeç, do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, duke marrë përgjegjësinë më të madhe deri më tash në karrierën e tij.

    Letexierit do t’i bashkohen në finalen e së dielës asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt.

    Roli i ndihmës gjyqtarit video (VAR) iu caktua Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!